Asnjë nga të aderuarit e PDK-së e LDK-së nuk u bënë ministra!

PUBLIKUAR

Asnjë nga të aderuarit e PDK-së e LDK-së nuk u bënë ministra!

Gjatë fushatës parazgjedhore, aderimet ishin ndër pak gjërat me të cilat mund të krenoheshin subjektet politike.

Intelektual dhe njerëz nga shoqëria civile iu bashkuan subjekteve për t`ua përmirësuar imazhin tek votuesi, por edhe me qëllimin që pasi të përfundojnë zgjedhjet të marrin “pjesën e tyre”.

Nga ajo që kemi parë deri tash asnjëri prej personave që aderuan në PDK e LDK nuk janë përfshirë në postet e reja qeveritare, shkruan GazetaBlic.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 8 qershorit, ndër emrat që iu bashkuan PDK-së janë: Ardian Arifaj, Ramadan Ilazi, Ardita Statovci, Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi etj. Mirëpo, asnjëri nga këta nuk janë pjesë e qeverisë Mustafa. Mbase, si pasojë e kësaj mund të ketë dhënë dorëheqje nga PDK-ja Margarita Kadriu.

Po ashtu në LDK aderuan personalitete si Valon Murtezaj, Bajram Gecaj, Bardhyl Meta, Drita Kongjeli etj. Mirëpo as këta nuk i kemi parë të jenë sistemuar diku nëpër ministri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...