Juventus ka marrë hapa konkret për transferimin e Andre Gomesit nga Barcelona
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Juventusit dhe Barcelonës kanë biseduar për transferimin e mundshmes të Andre Gomesit në Torino.
Këto bisedime janë zhvilluar në Monaco, ku është tërhequre shorti i Ligës së Kampionëve, derisa prezent ka qenë edhe menaxheri i lojtarit, Jorge Mendez, përcjell Express.
Juvetnus ka kërkuar huazimin e Gomesit, derisa Barcelona ka kërkuar 50 milionë euro për kartonin e portugezit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri me 31 gusht, kur do të përfondoj afati kalimtar. /Express/


