400 milionë euro, kjo është klauzola e Dembeles për gjitha klubet që do të tentojnë ta marrin lojtarin.
Barcelona ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se Barcelona pagoi 105 milionë euro për francezin plus 40 të tjera bonuse, në total transferimi do të kushtojë 145 milionë euro.
Ky është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, i dyti në botë, pas Neymar Junior që u ble nga PSG-ja për 222 milionë euro.
Klubi francez pagoi klauzolën 222 milionë dhe për të mos i ndodhur sërish një gjë e tillë, Barcelona ia ka vënë francezit klauzolën 400 milionë euro, shifër tejet e lartë për një klub që ta paguajë atë.
Dembele ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën që do ta mbajë në CCamp Nou deri në vitin 2022. /Gazeta Express/


