Kandidati i AAK-së për deputet: Nënën, keqpërdoruesve të votave

PUBLIKUAR

kandidati-i-aak-s-euml-p-euml-r-deputet-bek-euml-berisha-ua-shan-euml-n-euml-n-euml-n-keqp-euml-rdoruesve-t-euml-votave_hdKandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka zgjedhur që të mos ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, por t’ua shajë nënën “manipuluesve”.

Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Istog, ka marrë 5.500 vota. Kaq nuk i kanë mjaftuar për t’u bërë deputet.

Në një postim në Facebook , Berisha ka falënderuar votuesit e tij, derisa ka sharë “hajnat”.

“Besoj qe nuk eshte vone qe te falenderoj 5.500 votuesit e mi ne kete gare per deputet. kesaj radhe jemi demtu nga hajnat per 1000 vota por ky eshte trendi qe nuk po ndryshon qe sa vjet .juve hajna te shtetit te votes se lir dhe te bugjetit te kosoves nanen jau qifsha ren. Qe te kandidohesh ne keto rrethana eshte naivitet .te ankohesh per vjedhje eshte budallakI .une nuk do ndalem duke perfaqsu njerzit qe me kan mbeshtet ne ket luft me korrupsionin”(sic), ka shkruar ai.

AAK-ja në këto zgjedhja ka marrë mbi 9 për qind, duke u radhitur e katërta. Por, Ramush Haradinaj është përzgjedhur për kryeministër nga si kandidat i përbashkët i AAK-së, LDK-së dhe Nismës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...