Liverpooli jashtë LK, Reali rekord pikësh

PUBLIKUAR

Liverpooli jashtë LK, Reali rekord pikësh

Real Madridi ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë pas gjashtë ndeshjesh në fazën grupore.

Los Blancos fituan me rezultat 4-0 përballë Ludogorets Razgrad në Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo nga penaltia (20’) dhe Gareth Bale (38’) nga loja e hapur, shënuan dy golat e pjesës së parë.


Në pjesën e dytë realizuan Alvaro Arbeloa (80’) dhe Alvaro Medran (88’).


Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Liverpooli ka barazuar (1-1) ndaj Baselit dhe me këtë rezultat në fazën tjetër kualifikohet klubi zviceran.

Fabian Frei shënoi për Baselin (25’), ndërsa Steven Gerrard e barazoi rezultatin në minutën e 81-të.


Real Madridi me rekord prej 18 pikësh kualifikohet nga pozita e parë, derisa Baseli numëron shtatë pikë në vend të dytë.

Liverpooli do të vazhdojë garën në Europa League. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...