Kosova ka filluar të ftojë mysafirët për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Kroacisë
Dy legjendat e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku dhe Kujtim Shala janë ftuar si mysafirë për ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kozniku, ku ka publikuar ftesat në Facebook.
“Çfarë tandemi Shala&Kozniku”, shkruan Ardian Kozniku.
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 2 shtator në Zagreb. /Express/


