Seri tronditë Barcelonën

PUBLIKUAR

Jean Seri, ylli i Nices, ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet te Barcelona

Pas ndeshjes mes Nices dhe Napolit, në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kampionëve, Jean Seri ka bërë të ditur se do të mbetet pjesë e ekipi francez.

Ai ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet te Barcelona gjatë kësaj vere, përcjell Express.

“Jo, kjo nuk ishte ndeshja ime e fundit me Nice. Do të jem në Amiens të shtunën,” tha Seri pas humbjes nga Napoli.

Kurse, sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, edhe drejtuesit e Barcelonës kanë hequr dorë në momentet e fundit nga blerja e Serit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...