E konfirmon Montella: Ky lojtar nuk largohet nga Milani (Video)

PUBLIKUAR

Patrick Cutrone nuk do të largohet nga Milani.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, tashmë ka vendosur për fatin e sulmuesit të ri të talentuar, Patrick Cutrone.

Ai thotë se 19 vjeçari i ardhur nga akademia nuk do të huazohet, italiani do të qëndrojë në “San Siro”.

Cutrone shkëlqeu edhe menjëherë për Milanin, duke shënuar gol në fitoren prej 3:0 ndaj Crotones.

“Kemi vendosur që ta mbajmë. Vitin e kaluar ai është zhvilluar shumë si lojtar dhe këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij”, tha Montella.

“Ai duhet të jetë i qetë, sepse është presion i madh të qenit lojtar i Milanit, ku merr edhe më shumë vëmendjen e mediave. Duhet të jetë i qetë”, tha Montella.

Cutrone do të luftojë për një pozitë në sulm me dy transferimet e reja, Nikola Kalinic dhe Andrea Silva. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...