Kampioni e nisi me fitore sezonin e ri, Ramos u përjashtua me të kuq (Video)

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka mposhtur 3:0 Deportivon në “Municipal de Riazor”.

Real Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga, duke e mposhtur Deportivon 3:0 në “Municipal de Riazor”, për t’i rrëmbyer pikët e plota nga xhiroja e parë.

Gareth Bale (20’), Casemiro (27’) dhe Toni Kroos (62’) shënuan për Real Madridin.

Vendasit kishin mundësin të shënojnë golin e nderit, por Florin Andone dështoi nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje debutoi i riu i akademisë, Marcos Llorente, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves.

Sergio Ramos e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën në La Liga. Ai u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë dhe do të mungojë në “Santiago Bernabeu” javën r ardhshme ndaj Valencias. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...