Selatin Retkoceri, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Lipjanit, ka akuzuar LDK-në në Lipjan kisne po LDK po bënë presion ndaj mbi ish aktivistët e vet na ka shtyrë që të mos publikojmë emrat e të gjithë atyre që aderuan tek ne kohëve të fundit.
Por për këtë ka reaguar Adem Duriqi, drejtor i prokurimit në Lipjan, si dhe antar i kryesisë së LDK-së në Lipjan.
“Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Lipjan ditëve të fundit është rritur shumë. Aktivistë, simpatizant, ish asambleist, kryetar të forumeve partiake, të rinjë e të reja, profesionist dhe specialist të lëmive të ndryshme, intelektual, student, burra dhe gra po i bashkohen subjektit të shpresës së vetme që ju ka mbetë, kjo është Vetëvendosje me programin e saj të shpëtimit dhe prosperitetit politik e ekonomik”, ka shkruar Retkoceri.
Ky është reagimi i Duriqit…
Përshëndetje Selatin.
Nuk mund të rri i qetë e të mos përgjigjëm. E kuptueshme është se tani je në LVV dhe duhet të punojsh për subjektin tënd që ti e drejton. Punën që duhet ta bëshë, duhet të jetë e sinqert, sepse josinqeriteti, jo që kuptohet lehtë por do ta humbësh besimin edhe tek subjekti që ti e drejton. Me Ty, njifemi që moti dhe ate prej viteve të ’90-ta ku edhe vet Ti, ishe i kyqur në LDK dhe strukturat e saja. Me Ty, kem qenë sëbashku edhe në ujësjellësin Rajonal “PRISHTINA” për plot 4 vite. Jam treguar shumë lokalist dhe vota ime për pranimin tënd në këtë kompani ka qenë pro Jush, edhe përkundër faktit se kem qenë në subjekte të ndryshme politike(unë në LDK e ti në PDK). Kjo nuk më ka penguar fare, kam thyer parimet e mia dhe kam vepruar sipas bindjeve të mia, bile këmbëngulsia ime, bëri që Ty të qesim në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv(ushtrues detyre). Tē kam mbrojte edhe atëherë kur nuk është dashtë me të mbrojtë. Shpesh e kam diskredituar vehten, për një qëllim që kryekëput ishte qëllim i juaji. Sot, të dezinformojsh opinjonin e gjërë për gjoja se LDK po bënë presion mbi aktivistët e vet që të mos aderojnë në subjektin tënd apo subjekte tjera, ështê më tepër se absurd dhe këtu nuk mund të heshtë. Unë jam në strukturat e LDK-së (dhe Kryesinë e LDK-s), prej se e ka themeluar i madhi Ibrahim Rugova. Asnjēher nuk e kam lëshuar këtë subjekt e as që mendja nuk më shkon ta bëjë njē gjë tē tillë, përkundër Jush që keni kalkuluar me subjekte të ndryshme politike. Në LDK, Selatin miku, ekziston një demokraci absolute për shprehje të mendimeve. Askend nuk e pengon, që prej antarësisë së gjêrë të LDK-së, ta zgjedhë fatin e vet aty ku mendon se është më së miri. Nuk kishte me qenë mirē, që Ti apo kushdo tjetër, që me rrena e shantazhe të ndryshme, ta joshë dikend nē subjektin e vet. Kjo në LDK, nuk ndodhë. LDK-ja, është e hapur për të gjithë ata apo ato që mendojn ndryshe nga ti. LDK ne Lipjan është në rritje e siper me punë e perkushtim të pergjegjeshem jo me akuza, e shantazhe por falë punës së mirë të Kryetarit të këtij subjekti politik Z. Imri Ahmeti. Të gjithë ata që kanë sy e vesh dhe mendje të shëndosh, shofin punën e shkëlqyer të Qeverisjes së LDK-së në krye me Kryetarin kampion Z. Imri Ahmeti. Selatin po të ishe akoma drejtor ne ujësjelles a do ta ndrroje partin. Behu i sinqert.
Kësaj here kaq, miku im Selatin.


