Atletico e ka nisur me barazim sezonin e ri në La Liga.
Atletico Madridi ka barazuar 2:2 me Gironan në ndeshjen e parë të La Ligas.
Ekipi i Simeones ishte duke humbur 2:0 deri në minutën e 78’ kur Angel Correa shënoi për 2:1 dhe krejt në fund në minutën e 85’, Jose Gimenezm barazoi 2:2 për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Atletico arriti të barazojë gjithë me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 67’të Antoine Griezmann u ndëshkua me karton të kuq. /Gazeta Express/


