Michael Seri do ta veshë fanellën e Barcelonës, ai do të arrijë në Barcelonë javën e ardhshme.
“Mundo Deportivo” bën të ditur se Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën e Jean Michael Serit prej 40 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja katalunase shkruan se lojtari do të arrijë në Barcelonë javën e ardhshme për të kompletuar transferimin te klubi spanjoll.
Mesfushori 26 vjeçar shkëlqeu sezonin e kaluar me Nicen në Francë, duke zgjuar kështu seriozisht interesimin nga shumë klube evropiane, por vetëm Barcelona vendosi që të paguajë klauzolën, pasi Nice nuk dëshironte të dëgjojë për një ofertë më të ulët.
Seri do të bëhet transferimi i katërt i Barcelonës këtë verë, pas Semedos, Paulinhos e Gerard Deulofeu. /Gazeta Express/



