Bekim Olluri nga AKR kalon në Lëvizjen Vetëvendosje. Ja çfarë thotë për AKR-në

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i AKR-së në Lipjan, Bekim Olluri sot ka ndarë rrugët nga kjo parti.

Njëherit Olluri sot ka zyrtarizuar aderimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje në Lipjan.

Nga AKR-ja e Lipjanit, po vazhdojnë dorëheqjet, ditë me herët dorëheqje kanë dhënë edhe Blerim Gashi.

“AKR-së çdo ditë e më shumë është në shkatërrim e sipër”, ka shkruar ai.

“Largimi im nga gjitha strukturat e AKR-s është pasi që ish – kryetari dhe njëheri kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit z.Sabit Pacolli është larguar nga të gjitha strukturat të AKR-së”, ka shkruar Olluri.

“Po ashtu dega e AKR-së çdo ditë e më shumë është në shkatërrim e sipër. Po ashtu edhe jo serioziteti i punës së funksionimit mbrenda në AKR.
Falënderoj ish – kryetari Pacolli për mbështetjen dhe përkrahjen që më ka bërë çdo herë.
Të gjithë atyre që kan mbetur në AKR ju uroj shëndetë të mirë e suksese në jetë dhe në politikë.  Me respekt : Bekim D. Olluri.”, ka përfundur ai

“Kryetari i forumit rinor të AKR-së, anëtari i kryesisë së degës dhe anëtari i kryesisë së forumit rinor në qendër z.Bekim Olluri sot është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Qendrën e Lipjanit. Bekim Olluri ka kryer fakultetin filologjik dega e gazetarisë. Olluri nga sot është anëtar i Vetëvendosjes dhe do të angazhohet në ekipin e ekspertëve të shumtë që do të punojnë me kryetarin për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit 2017. I urojmë mirëseardhje dhe punë të mbarë z.Olluri në ekipin fitues të rreshtuar rreth kryetarit”, ka shkruar Selatin Retkoceri

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...