Ai është i vetmi që ka shënuar mbi 400 gola për një klub spanjoll (Video)

PUBLIKUAR

Ai është i vetmi që ka shënuar mbi 400 gola për një klub spanjoll (Video)

Goli i parë i Lionel Messi në derbin katalan ndaj Espanyolit, ishte goli i tij i 400-të me fanellën e Barcelonës.

Ky ishte goli i tij i 372-të zyrtar në të gjitha garat, ndërkohë që 28 të tjerët i ka shënuar në ndeshjet miqësore.

Argjentinasi prek një tjetër rekord duke u bërë lojtari i vetëm në futbollin spanjoll që ka shënuar mbi 400 gola për një klub.

Në vazhdim të ndeshjes ndaj Espanyolit, 27-vjeçari shënoi edhe dy gola të tjerë që do të thotë se tash numëron 402 gola në 486 paraqitje me Blaugranët.

Njëherësh, Messi theu rekordin e Cesar Rodriguez (11 gola) për numrin e golave në derbin lokal duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij derbi me 12 gola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...