Sot gjatë mbrëmjes Komuna e Lipjanit në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim me Helvetas – Demos ka përuruar një kompleks sportiv afër stadiumit të qytetit me standarde moderne.
Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti si dhe përfaqësuesi i Helvetas bën hapjen zyrtare të këtyre fushave sportive.
“Si projekt i tillë, është këtu për të gjithë dashamirët e sportit”, tha Ahmeti ndër tjera.
Bëhet e ditur se Demos ka kontribuar me 138 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Lipjanit.
Pas ceremonisë së hapjes, është zhvilluar një lojë tenisi ndërmjet kryetarit Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit të Helvetas–Demos; si dhe një lojë futbolli mes veteranëve të “Ulpianës”| dhe zyrtarëve komunalë. Në parkun e ri mund të luhen dhe lojëra të tjera, si basketboll etj.
Hapësirë kjo e cila ka qenë e pashfrytëzueshme përherë, do të kthehet në shërbim të qytetarëve për aktivitete sportive-rekreative. /LipjaniNews/
Video LipjaniNews


