Busquets vajton largimin e Neymarit

PUBLIKUAR

Sergio Busquets thotë se Barcelona ka humbur shumë në pjesën ofensive me largimin e Neymarit dhe kërkon nga klubi të blejë lojtarë.

Ylli brazilian Neymar, u transferua te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Barcelona e di shumë mirë se ka humbur shumë me largimin e Neymarit dhe këtë tani e ka pranuar edhe mesfushori, Sergio Busquets.

“Është e qartë se me largimin e Neymarit ekipi ka humbur shumë në pjesën ofensive”, tha fillimisht Busquets para ndeshjes së kthimit me Realin në Superkupën e Spanjës.

“Është e qartë dhe ju e kuptoni se çfarë lojtari është Neymari. Ekziston vetëm një Neymar, por ai tashmë nuk është me ne dhe duhet të shikojmë para. Shpresoj të vijnë lojtarë me shumë kualitete”, shtoi mes tjerash mesfushori spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...