Rreth dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë filluara t’i prezantojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash, deri më tani LDK, LVV, dhe AKR kanë dal me kandidatët e tyre për kryetar të Komunës së Lipjanit, ndërsa shumë shpejt pritët që edhe PDK dhe AAK ti zyrtarizojnë kandidatë e tyre.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që aktualisht qeverisë në nëntë komuna, deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetarë në 13 komuna, Imri Ahmeti – Lipjan.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2013 fitoi vetëm në Prishtinë, deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetarë në 9 komuna, Selatin Retkoceri – Lipjan.
Po ashtu, edhe AKR-ja dega në Lipjan sot ka zyrtarizuar kandidatin e tyre për këto zgjedhje, Shaip Bytyqin.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.
/LipjaniNews/


