Majlinda ka bërë për Kosovën më shumë se politikanët

PUBLIKUAR

Majlinda ka bërë për Kosovën më shumë se politikanët

Majlinda Kelmendi vlerëson se xhudoja është më shumë se sport. Jo pse në këtë disiplinë sportive u bë kampione e dyfishtë e botës, por pse përmes xhudos ka mundur të bëjë shumë për vendin e saj.

Majlinda Kelmendi beson përmes sukseseve të saj ka bërë më shumë për Kosovën se politika dhe politikanët. Xhudistja pejane ka fituar tituj të kampionit të botës dhe Evropës, duke arritur në kulmin e sportit të xhudos.

“Titullin e botës që e fitova në Rio në vitin 2013 ishte moment historik për vendin tim dhe kur e fitova titullin për herë të dytë vetëm konfirmova se në Kosovë jeton një prej xhudisteve më të mira në botë”, deklaroi Kelmendi për “Insidethegames.biz”.

“Unë vërtet besoj se xhudoja është më shumë se sport, pasi përmes xhudos kam bërë për vendin tim dhe për popullin tim shumë më tepër sesa politika dhe politikanët mund të bëjnë dhe jam shumë e lumtur për këtë”, theksoi ajo./gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...