Zidane flet për dënimin e Ronaldos

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka komentuar vendimin e Komisionit Disiplinor për dënimin e Cristiano Ronaldos prej pesë ndeshjeve mos lojë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, një për kartonin e kuq dhe katër për shtyrjen që e bëri ndaj gjyqtarit, në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës (1:3).

Zinedine Zidane nuk ka dashur të flas për gjyqtarin, por mendon se ndëshkimi i Ronaldos me kartonin e dytë të verdhë është qesharak.

“Është i mërzitur, të gjithë jemi të mërzitur. Nuk dua të flas për gjyqtarët, por kur e shikon atë që ka ndodh dhe mendon që Cristiano nuk do të luajë pesë ndeshje, është shqetësuese”, ka deklaruar Zidane.

“Këtu ka ndodh diçka, jam i shqetësuar. Ajo që ka ndodh, ka ndodh, por kur e shikon se çfarë ka ndodh dhe Ronaldo është dënuar pesë ndeshje… është shumë”, përfundoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...