Blerim Gashi jep dorëheqje nga AKR-ja Lipjan!

PUBLIKUAR

Blerim Gashi edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja dega në Lipjan.

Gashi më herët ka mbajtur postin e të dytit të AKR-së në Lipjan. Ai dorëheqjen e ka bërë publike edhe përmes një postimi facebook. Po ashtu, Gashi në këtë legjislaturë ishte edhe asamblistë i AKR-së në Kuvendin Komunal në Lipjan.

Nga dorëheqja e Sabit Pacollit nga AKR-ja Lipjan, po vazhdojnë dorëheqjet e tjera brenda kësaj dege.

Ky është postimi i Gashit:

Miq të dashur,

Ju njoftoj se që nga sot rrugëtimit tim politik 11 vjeçar në AKR i erdhi fundi. Faktorët për një vendim të këtillë janë të shumtë dhe domethënës.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve. Gjithashtu falënderoj presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i uroj suksese të mëtutjeshme.
Unë do të vazhdoj punën e pakursyer për qytetarët dhe për të ardhmen e qytetit tonë. Shihemi së shpejti!

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...