
A po dështon koalicioni PDK-LDK?!
Zyrtarë të LDK-së i thanë gazetës “Bota sot”, se të shtunën do të takohet kryesia e partisë për të diskutuar dhe qartësuar gjërat. Ky konfuzion dëshmon, mosmarrëveshjet e mëdha me PDK-në.
Ende ka paqartësi për mënyrën e realizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisjes ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Nga Nju Jorku Hashim Thaçi, tha se javën e ardhshme do të konstituohen institucionet. Por, veta ai ikur për në Nju Jork, pa e nënshkruar marrëveshjen e paralajmëruar. Kjo u interpretua qartë si përpjekje që Thaçi nga Nju Jorku ti lëviz gjërat në dobi të tij. Edhe protesta e veteranëve në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, u pa si një përpjekje e tillë, që Thaçi të ringjitet në postet më të larta shtetërore.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)


