Pique kërcënon Real Madridin

PUBLIKUAR

Pique beson se Barcelona do ta fitojë Superkupën e Spanjës.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se Barcelona do ta mposhtë Real Madridin për të fituar Superkupën e Spanjës.

Ai ka thënë në konferencën për media se gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese të mërkurën në “Santiago Bernabeu” e jo të dielën në “Camp Nou” në sfidën e parë.

“Për të fituar duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ndeshja kthyese është të mërkurën, nesër nuk do të vendoset asgjë për fituesin e Superkupës”, tha Pique.

“Ne e dimë se nuk duhet të pranojmë gol dhe të kontrollojmë ndeshjen. Ata janë të rrezikshëm nga kundërsulmet”.

“Por, jemi mirë. Jemi stërvitur mirë dhe kemi besim se mund ta fitojmë Superkupën”, u shpreh më tej Pique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...