Vallejo humb dy ndeshjet me Barcelonën, ja sa do të mungojë (Foto)

PUBLIKUAR

Vallejo do të mungojë së paku dy javë.

Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Jesus Vallejo, do të mungojë së paku dy javë, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Lojtari ka pësuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

“Pas testeve të kryera në Sanitas La Moraleja University Hospita, Jesus Vallejo është diagnostikuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Raportohet se ky lëndim do ta lë jashtë fushave së paku 14 ditë dhe do të humbasë edhe fillimin e sezonit në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...