Trajneri i PSG-së flet për transferimin e mundshëm të Mbappes

PUBLIKUAR

Unai Emery, nuk e ka përjashtuar mundësin e transferimit e Kylian Mbappe te Paris Saint Germain.

Mbappe është një ndër emrat më të përfolur këtë verë, i cili kërkohet nga shumë skuadra Evropiane, përshirë këtu edhe PSG-në.

Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona gjithashtu interesohen për Mbappen, por PSG-ja vazhdon të jetë në kontakte me francezin, pavarësisht se kanë shpenzuar 222 milionë euro për Neymarin.

Kur u pyet për transferimin e mundshëm të Mbappes në PSG, trajneri, Unai Emery, tha se flas për qëllimet e klubit.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai. “Por Mbappe aktualisht është lojtar i Monacos”.

“Unë flas vetëm për lojtarët që kam këtu. Kemi shumë lojtarë, po, por gjithçka po shkon mirë në këtë afat kalimtar”, shtoi trajneri PSG-së. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...