Vetëvendosje tubim me bashkëatdhetarë në Lipjan

PUBLIKUAR

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE, në Lipjan ka organizuar tubim me bashkatdhetarët e komunës së Lipjanit, në të cilin u falënderuan bashkatdhetarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 11 qershorit, sikurse u ftuan që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Për kontributin e madh për vendin dhe mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, bashkatdhetarët e pranishëm i falënderoi Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, z. Selatin Retkoceri, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetët Glauk Konjufca dhe Driton Çaushi. Gjatë bashkëbisedimit të përzemërt me bashkatdhetarët, deputetët theksuan angazhimin dhe zotimin tonë për domosdoshmërinë e përfshirjes sa më të madhe të bashkatdhetarëve në vendimmarrjen politike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, njoftoi LVV.

Ndërkaq në lidhje me rëndësinë dhe mënyrën e pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet lokale, z. Adnan Rrustemi njoftoi bashkatdhetarët për procedurën, afatet dhe mënyrën e regjistrimit dhe të votimit.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...