Momenti kur trajneri i Dortmundit i shqetësuar njofton për zhdukjen e Dembeles (Video)

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele nuk është paraqitur në stërvitjet e sotme të Borussia Dortmundit dhe kjo ka shqetësuar drejtuesit e klubit gjerman.

Situata e Ousmen Dembele, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona, është bërë edhe më serioze, transmeton Gazeta Express.

Lojtari është zhdukur dhe askush nuk e di se ku gjendet, njofton trajneri i klubit gjerman, Peter Bosz.

Të shumta janë mediat që raportojnë se kjo po ndodh për shkak të interesimit të Barcelonës, por sido që të jetë, trajneri i Dortmundit vetëm shpreson të mos i ketë ndodhur asgjë e tmerrshme.

“Dembele nuk është paraqitur në stërvitje dhe nuk e dimë ku është. Ai nuk na ka dhënë asnjë shenjë dje se nuk do të paraqitej sot në stërvitje. Shpresojmë se nuk i ka ndodhur asgjë e tmerrshme”, tha Bosz gjatë konferencës për media që mund ta shihni më poshtë.

Dembele ka kohë që është në listën e Barcelonës dhe katalunasit tani janë duke këmbëngulur edhe më shumë për francezin, pas largimit të Neymarit drejt Paris Saint Germainit. Raportohet se Dortmund kërkon së paku 130 milionë euro për 20 vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...