“Ëndrra më është bërë realitet”

PUBLIKUAR

Matias Vecino mendon se lojtarët e Interit janë në “presion”, por thotë se “të luash me një stadium si “San Siro”, është ëndërr e çdo lojtari”.

Mesfushori i ri i talentuar, Matias Vecino, është shprehur tejet i lumtur për transferimin te Interi nga Fiorentina, duke thënë se realizoi ëndrrën fëmijërore.

“Ishte koha e duhur që të jem në një klub të madh”, tha fillimisht Vecino. “Kam edhe shumë vite në karrierë. Jam rritur shumë si lojtar që nga transferimi në Itali dhe do të përmirësohem edhe më shumë”.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjova për interesimin e Interit dhe dëshiroja që negociatat të përfundonin sa më parë. Nuk keni për çfarë të mendoni shumë kur ju kërkon një klub kaq i madh”.

“Është normale të ndjejmë presionin në një klub si Interi, por më pëlqen të marrë përgjegjësitë. Është ëndërr për çdo lojtar të luajë në një stadium si “San Siro” dhe për këtë jam shumë i lumtur”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...