Ja kur do të ulen temperaturat në Lipjan: Tabela e motit për sot dhe 3 ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Deri të premtën vapë, në fundjavë më freskët, mundësi edhe për shi në Lipjan.

Deri të premten temperaturat do të jenë në rritje mbi vlera mesatare, me minimale nga 17C deri në 18C, e maksimale 35C deri në 37. Në fundjavë maksimalet do të zbresin në 31C dhe 24C, e minimalet deri në 14C.

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet ndryshim i motit, me mundësi edhe për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Ditëve të ardhshme, deri të premten, do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Nesër, pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Nga dita e shtunë fusha me presion të ulët nga Atlantiku do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellur vransira me të reshura lokale shiu, si dhe rënie të temperaturave.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...