Emigrimi ilegal dhe korrupsioni pengojnë heqjen e vizave

PUBLIKUAR

Emigrimi ilegal dhe korrupsioni pengojnë heqjen e vizave

Emigrimi ilegal dhe indeksi i lartë i korrupsionit janë dy faktorët kryesorë të cilët po ndikojnë në shtyrjen e heqjes së vizave.

Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të duhet të presin edhe disa vjet që të mund të lëvizin lirshëm. Premtimet e partive politike për liberalizim të shpejtë të vizave i takojnë vetëm fushatës parazgjedhore, vlerësojnë analistët.

Sipas tyre, moskrijimi i institucioneve edhe 6 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve do të ndikojë në zvarritjen e heqjes së vizave.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se çështja e migrimit është njëra prej kushteve kryesore të cilat Komisioni Evropian i vlerëson përpara se të japë dritën e gjelbër një vendi të caktuar për t’i mundësuar qytetarëve të atij vendi lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

“Emigrimi dhe numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt këtyre vendeve e pengon mundësinë që Kosova në një periudhë të shkurtër kohore të marrë liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst besoj se mbesin kushte tjera sipas udhërrëfyesit të cilët duhet adresuar nga institucionet e Kosovës, sidomos me rëndin dhe sigurinë publike dhe kushteve tjera specifike që flasin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Doli. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...