GIZ-i Gjerman mbështet Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim Shkëlqim Dacin, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman si dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth projektit të përbashkët të GIZ-it dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për digjitalizimin e të dhënave, ku me këtë rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Lipjanit dhe të GIZ-it Gjerman në kuadër të projektit për fuqizim të planifikimit hapësinor dhe menaxhimit të tokës, për fushat e bashkepunimit:
Digjitalizimin, validitimin dhe ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave hapësinore dhe jo-hapësinore në programin GIS, dhe Hartimin e Hartës zonale të Komunës bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.
Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se ky projekt është i rëndësishëm për Komunën e Lipjanit dhe është shprehur i kënaqur në mbështetjen dhe asistencës së GIZ-it Gjerman në këtë proces, në të njejtën kohë ai ka ofruar gjithë mbështetjen në përmbushjen e obligimeve që dalin për ta përmbyll këtë projekt, shkruan Komuna Lipjanit.
Nga ana tjetër, Suzana Goranci, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se secila komunë është obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si Harta Zonale e Komunes dhe Planin Zhvillimor Komunal të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja.
Ndërsa, Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman tha se ata janë në proces të përzgjedhje së një kompanie profesionale e cila do të ndihmoj komunat përfitues në përgatitjen e data bazave por do të japin edhe këshilla të tjera profesionale.
Ndryshe Komuna e Lipjanit është në mesin e dhjetë Komunave të Kosovës fituese e këtij projekti nga GIZ-i.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...