Barcelonës i dështon një transferim i madh (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona kishte qenë shumë pranë transferimit të Inigio Martinez, por tashmë negociatat kanë përfunduar pa sukses me Real Sociedad

Drejtori i Real Sociedad, Loren Juarros e ka pranuar se Barcelona ka pyetur për Inigio Martinez, por ka thënë se ata nuk janë të gatshëm ta shesin.

Ai po ashtu tha se lojtari është i pashitshëm, pavarësisht se Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë ofertë.

“Është e vërtetë, Barcelona ka pyetur për Martinez. Ata kanë treguar interesim për lojtarin, por nuk kanë bërë ndonjë ofertë”, tha Juarros për Goal.com.

“Sociedad nuk ka qëllim ta shes Martinezin, i cili është i pazëvendësueshëm. Ne nuk duam ta shesim”.

Nëse Barcelona e dëshiron seriozisht mbrojtësin spanjoll, atëherë duhet të paguajë 32 milionë euro, aq sa është edhe klauzola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...