Lahm nuk do të rikthehet në kombëtaren gjermane

PUBLIKUAR

Lahm nuk do të rikthehet në kombëtaren gjermane

Philipp Lahm ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në përfaqësuesen e Gjermanisë në të ardhmen, pasi vendosi të pensionohet pas ngritjes së trofeut të Kupës së Botës.

“Më duhet ta zhgënjej futbollin gjerman, fatkeqësisht. Ekipi kombëtar ka përfunduar për mua. Unë do të vazhdon ta vesh fanellën e Gjermanisë në të ardhmen vetëm si tifoz kur do ta përcjelli atë”.

“Kam kaluar 10 vite të shkëlqyeshme në ekipin kombëtar, më është lejuar të jem kapiten, jam bërë kampion botë dhe kam pasur një fund të shkëlqyeshëm të kësaj”.

“E kam menduar këtë saktësisht një vit më parë dhe do t’i qëndroj kësaj. Ky ishte Botërori i fundit i imi – dhe edhe më intensivi. Për mua, vendimi është i duhuri. Dhe ekipi kombëtar do të jetë mirë edhe pa mua”, ka thënë Lahm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...