Rreth 30 ari mal në fshatin Sllovij të Lipjanit janë përfshirë nga flakët thuhet në raportin policor.
Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor.
“Fsh. Sllovij, Lipjan 05.08.2017 – 16:00. Raportohet se në rreth 30 ari mal pronë shtetërore është përfshirë në zjarr. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, njoftoi Policia, transmeton LipjaniNews/
Shkaku i temperaturave të larta edhe qyteti i Vushtrrisë është në alarm. Atje po digjen malet në fshatin Gojbulë dhe Begaj të Komunës së Vushtrrisë. Tymi i dendur i ka përfshirë edhe vendbanimet si dhe një pjesë të qytetit të Vushtrrisë.
Era që po fryen po e zgjeron edhe më shumë zjarrin ndërsa zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku pritoritet kanë mbrojtjen e shtëpive nga zjarri në fshatin Gojëbulë, ka thënë komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni.


