​Milan me super lajm për Ibrahimovic (Foto)

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahmovic mund të kthehet në Milan gjatë kësaj vere

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi Manchester United nuk vendosi t’ia vazhdonte kontratën.

Lojtari ende nuk ka folur rreth të ardhmes, por mediat e ndryshme shkruajnë për një kthim të mundshëm në Itali të AC Milan.

Për kthimin e tij ka folur edhe Drejtori Sportiv i klubit, Massimiliano Maribelli, i cili tha se një lojtarë që e njohin mund të kthehet.

“Ibrahimovic? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta një lojtarë që ka luajtur për ne mund të kthehet…”, tha Maribelli për Sport Mediaset.

Ibrahimovic kishte luajtur në Milan nga viti 2010 deri në vitin 2012, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e fundit, për të kaluar më pas në PSG. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...