Portugalia vlerëson vazhdimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë

PUBLIKUAR

Portugalia vlerëson vazhdimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë

Ministri i mbrojtjes i Portugalisë, Jose Pedro Aguiar-Branco, i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, se Portugalia po e vlerëson dhe analizon nevojën e vazhdimit të pranisë ushtarake portugeze në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s dhe mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e sigurisë.

Në takimin e sotëm, presidentja Jahjaga dhe ministri Aguiar – Branco ritheksuan domosdoshmërinë e angazhimit në ruajtjen e sigurisë në periudhën e kërcënimeve globale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë fushë.

Sipas një komunikate për shtyp të Presidencës, Jahjaga tha se forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë ka luajtur rol për sigurinë e vendit dhe gjithashtu vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm për stabilitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe theksuan domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e në veçanti në fushën e ekonomisë./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...