Mahrez flet për transferimin te Roma

PUBLIKUAR

Riyad Mahrez, ylli i Leicester City, ka folur rreth transferimit të mundshëm te Roma

Objektivi i Romës për këtë afat kalimtar është ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez. Por, klubi nga Premierliga tashmë ka refuzuar ofertat e klubit nga kryeqyteti i Italisë.

Mahrez e pranon se i pëlqen Roma, por premton se do ta jap më të mirën për Leicester Cityn, e cila nuk po pranon ta shes.

“Unë e di se Roma bëri ofertë, por asgjë nuk u pranua. Ata janë një klub i madh me të cilin do të doja të bisedoja, por nuk mund ta bëj derisa Leicester të pranojë një marrëveshje”, tha ai.

“Leicester u di mendimet e mia, por unë do të vazhdoj të jap më të mirën për klubin siç e kam bërë gjithmonë. Gati kemi një muaj deri në përfundim të afatit kalimtar, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Mahrez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...