Iniesta me mesazh emocionues për Neymarin (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe Andres Iniesta i ka uruar fat Neymarit në aventurën e re.

Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez.

Pavarësisht se Neymari nuk u nda mirë me klubin, një numër i madh i lojtarëve të Barcelonës i kanë uruar fat brazilianit, tani këtë e ka bërë edhe kapiteni, Andres Iniesta.

“Rrugët tona janë ndarë, por ndjenjat do të vazhdojnë të jenë të bashkuara. Shumë fat në aventurën tënde të re, je i shkëlqyer. Të përqafoj Ney”, ka shkruar Iniesta në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...