Lajm i keq për Shkëndijën, Bonucci e Biglia tani mund të luajnë për Milanin

PUBLIKUAR

UEFA ka dhënë dritën e gjelbër, Lucas Biglia dhe Leonardo Bonucci tani mund të luajnë për Milanin.

Një ditë më parë, Milani mposhti 2:0 ekipin rumun, Universitatea Craiova, për të siguruar avancimin më tej në fazën e “play off”-it të Europa League, ku shorti i ditës së premte përcaktoi se kuqezinjtë do të kenë kundërshtar Shkëndijën e Tetovës, transmeton Gazeta Express.

Tani do të luajnë edhe dy blerjet e reja të Milanit, Lucas Biglia dhe Leonardo Bonucci pasi klubi italian ka siguruar garancitë bankare, lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

“Football-Italia” raporton se garancitë kanë ardhur nga banka Ifis dhe dy lojtarët tani do të regjistrohen në UEFA për të luajtur kundër Shkëndijës në “play-off” të Europa League.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa ndeshja e dytë në Shkup më 24 gusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...