Sot rezultatet e Testit Shtetëror të Maturës

PUBLIKUAR

z_6389
Sot pritet që të shpallen rezultatet e Testit Shtetëror të Maturës dhe menjëherë pas shpalljes së këtij rezultati pritet që të hapet edhe konkursi për regjistrim të studentëve në vitin akademik 2014-2015.

Pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore është mbajtur me 14 Qershor, për rreth 46 mijë maturantë sa ka pasur Kosova këtë vit, të cilët janë testuar në 390 qendra të testimit.

E gjatë procesit të testimit, në shumë qendra janë vërejtur parregullsi, që kanë dërguar edhe në ripërsëritjen e testit në disa qendra.

Testi është administruar nga më shumë se 3000 administrues dhe 626 kryetarë komisionesh, të cilët janë përzgjedhur nga zyrtarët e MAShT dhe nga profesorët e universiteteve të Kosovës, në pjesën e parë të testimit, ndërsa në pjesën e dytë, në vend të mësimdhënësve, të cilët e kanë administruar testin herët tjera, kësaj radhe janë angazhuar kompani të sigurimit fizik, të cilët e kanë bërë administrimin fizik të Testit të Maturës Shtetërore.

Ndryshe, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit jav ën e ardhshme do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim penal për 100 qytetarë të Kosovës, tëcilët më 14 qershor – në një mënyrë ose tjetër – kanë ndërhyrë në procesin e testimit të maturantëve.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...