Barcelona është vënë pas Philipe Coutonhos të Liverpoolit dhe Eden Hazard të Chelseat
Barcelona tashmë është duke menduar për shpenzimin e 222 milionë eurove, që do t’i përfitojë nga shitja e Neymar në PSG.
Sipas The Sun, me këto para Barcelona do të tentojë transferimin e dy prej yjeve kryesor të Premierligës.
Bëhet fjalë për brazilianin e Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe belgun e Chelseat, Eden Hazard.
Në listën e Barcelonës janë po ashtu edhe Paulo Dybala, Kylian Mabppe dhe Antonie Griezmann. /Express/



