Interi nuk dorëzohet për Vidal, vjen oferta e re ku kiliani do të bëhej ndër më të paguarit në Serie A

PUBLIKUAR

Bayern Munich edhe pse ka thënë se Arturo Vidal nuk është në shitje, vazhdon të përballet me ofertat e njëpasnjëshme të Interit.

Nerazzurrët kishin kërkuar lojtarin, por drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, kishte thënë se 100 për qind qëndron.

Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka bërë ofertë të re për kilianin.

Interi ofron 50 milionë euro për lojtarin, ndërsa paga e tij do të jetë 7.5 milionë euro.

Alternativat e Vidalit janë Arda Turan i Barcelonës dhe Henrikh Mkhitaryan i Manchester United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...