Nisen takimet konsultative me qytetarët për planifikimin e buxhetit 2018-2020

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini të marten kanë mbajtur dëgjimet publike me qytetarët lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2018-2020.
Takimet e para janë mbajtur në bibliotekën e qytetit me Shoqërinë Civile dhe Shoqatat e Gruas në Lipjan.
Takimet gjatë mbrëmjes duke filluar nga ora 20:00 e në prani të Kryetarit Imri Ahmeti janë zhvilluar edhe me banorët e Gadimes së Ulët, Gadimes së Epërme, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë dhe Plitkoviq.
Në këtë rast, Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, banorët e këtyrë fshtarave i ka njoftuar në detaje lidhur me buxhetin e vitit 2018 dhe viteve në vazhdim. Ai me tutje ka folur edhe për realzimin e shumë projketeve madhore që do të realziohen në Komunën e Lipjanit, njoftoi Komuna.
Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative përveç që kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të përmirësuar çdo herë e më tepër jetesen e qytetarëve ata kanë parashtruar kërkesa të tjera ku sipas tyre ishin mese të nevojshme.
Duke iu referuar kërkesave të qytetarëve kreu lipjanas, edhe njëherë ka ripërseritur se komuna e Lipjanit është përkushtuar që t’i zgjedhë problemet e tyre, ngase sipas tij, këto debate janë në funksion të hulumtimit të nevojave që kanë qytetarët në përgjithsi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...