Hajnuni: Jam munduar që Kuvendit si institucioni më i lart legjislativ, të i kthehet fuqia dhe pavarësia politike

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani-Hajnuni thotë se dje ishte seanca e parafundit e Kuvendit komunal në këtë mandat.

Sipas saj, nuk na ndajnë edhe shumë kohë nga zgjedhjet lokale për të cilat zyrtarisht fushata zgjedhore do filloj me 22 shtator e që në fakt neve do na duhet që seancën e miratimit të buxhetit ta thërrasim para kësaj date, pohon ajo.

“Si do që të jetë në përfundim të këtij mandati do të doja të falënderoja ata anëtarë të kuvendit të cilët duke qenë prezent dhe konstruktiv në seancat e Kuvendit kontribuan jo vetëm në marrjen e vendimeve të rëndësishme të interesit publik por edhe në fuqizimin e rolit të Kuvendit”, shton Hajnuni.
Si do që të jetë në përfundim të këtij mandati do të doja të falënderoja ata anëtarë të kuvendit të cilët duke qenë prezent dhe konstruktiv në seancat e Kuvendit kontribuan jo vetëm në marrjen e vendimeve të rëndësishme të interesit publik por edhe në fuqizimin e rolit të Kuvendit.

“Natyrisht që nuk do mund të kalojmë nëpër gjithë këto vite mandat dhe të mos e çmojmë rolin konstruktiv dhe bashkëpunues të kryetarit të Komunës z. Imri Ahmeti dhe të drejtorëve të drejtorive përkatëse.
Përgjatë gjithë këtyre viteve mandat si kryesuese e Kuvendit, jam munduar që Kuvendit si institucioni më i lart legjislativ në komunë dhe asamblistit si i zgjedhur i qytetarit, të i kthehet fuqia dhe pavarësia politike në kuadër të Institucionit të Komunës.
Për mua kanë qenë dhe mbetën të kuptueshme dhe në raste të caktuara edhe të nevojshme, divergjencat politike brenda për brenda seancave të Kuvendit, sepse në këtë formë zhvillohet demokracia dhe vendimet përfundimtare do jenë më cilësore, me karakter gjithë përfshirës dhe në interes të përgjithshëm. Me gjithë atë në mandatet që do vijën sinqerisht do doja të shihja një Kuvend dhe kuvendar të cilët do jenë totalishtë në krye të detyrës për çka edhe zgjedhën. Pavarësisht që ligji aktual i vetëqeverisjes lokale rolin e kuvendit në Komunë në shumë raste e nënvlerëson megjithatë edhe brenda këtij”, ka shkurar ajo./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...