Krejt çka ndodhi sot në seancën e Kuvendit Komunal në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryesuar nga kryesuesja e kuvendit Vlora Limani Hajnuni, gjatë ditës së sotme Kuvendi i Komunës ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Imri Ahmeti, drejtor të Drejtorive si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në fillim të kësaj seance Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime rreth çështjeve të ngritura nga asambleistët, njoftoi Komun.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e Kuvendit kanë shqyrtuar duke aprovuar këto pika të rendit të ditës si: Propozim Vendim mbi redistinimin dhe transferrin e mjeteve të buxhetit për vitin 2017, propozim Vendim për hartimin e hartës zonale të Komunës së Lipjanit, Propozim Vendim për hartimin e projektit të strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Lipjanit për periudhën 2018-2023, propozim Vendim për miratimin e Planit për mbrojtje e trashegimisë kulture dhe natyrore të Komunës së Lipjanit 2017 -2020, propozim Vendim për themelimin e dy vend gjuetie të përbashkëta në territorin e Komunës së Lipjanit.

Ndërsa në fund të ketij u prezantua raporti i buxhetit dhe shpenzimi në bazë të burimit të mjeteve kategorive ekonomike dhe programeve Janar – Qershor 2017 për Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...