Guardiola ia hap dyert tre lojtarëve, nuk kanë vend në Man City (Foto)

PUBLIKUAR

Manchester City ka qenë shumë aktiv këtë afat kalimtar, duke transferuar gjashtë lojtarë – Guardiola premton edhe të tjerë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke krijuar një skuadër të fuqishme për të konkurruar për gjithë titujt e mundshëm sezonin e ardhshëm, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Për këtë, Cityzens kanë transferuar deri më tani gjashtë lojtarë, Mendy, Walker, Bernardo Silva, Ederson, Douglas Luiz dhe Danilo, që i kanë kushtuar 240,5 milionë euro, por Guardiola nuk ndalet me kaq – deri në fund do të tentojë të afrojë të tjerë lojtarë.

Megjithatë, City edhe ka larguar shumë lojtarë këtë verë, teksa në radhë janë edhe tre të tjerë. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

“Nasri e di shumë mirë situatën, kemi shumë lojtar në mesfushë, kështu që do të shohim. Mangala duhet të vendos me ata që e përfaqësojnë. Derisa është këtu, do të kujdesemi për të”, deklaroi Guardiola, duke konfirmuar se nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Ai foli edhe për sulmuesin, Kelechi Iheanacho, që është një hap transferimit te Leicester City.

“Mendoj se do të largohet për Leicesterin. Nëse nuk ndodh, do të jetë pjesë e grupit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...