Messi i dha lamtumirë emocionuese Neymarit pas fitores ndaj Realit (Foto)

PUBLIKUAR

Neymari i ka ditët e numëruara te Barcelona dhe raportohet se është përshëndetur me gjithë lojtarët pas ndeshjes me Real Madridin.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i ka dhënë Neymarit lamtumirë emocionuese pas fitores 3:2 ndaj Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Braziliani është shumë afër transferimit rekord në Paris Saint Germain, për 196 milionë funte.

“Express Sport” mëson se marrëveshja është shumë afër që të arrihet mes klubeve, që do ta bënte Neymarin lojtarin më të shtrenjtë në histori, duke lënë prapa Paul Pogba.

Sipas “Express Sport”, se Neymar do të largohet nga Barcelona, u vërtetua pas ndeshjes me Real Madridin, ku ai u përshëndet me të gjithë, teksa raportohet se Messi, që kishte krijuar shoqëri të ngushtë me brazilianin, i dha lamtumirë emocionuese, duke i dëshiruar suksese në aventurën e re.

Kohën e fundit Neymar ka qenë disi i anashkaluar nga Leo Messi dhe Luis Suarez, kjo për shkak të spekulimeve të vazhdueshme në të cilat nuk kanë dashur të marrin pjesë dyshja e MSN-së.

Derisa, Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, thotë se largimi i Neymarit nuk është diçka e keqe për Ligën, derisa Ronaldo e Messi vazhdojnë të jenë në Spanjë.

“La Liga dhe Barcelona janë më të mëdha se Neymari. Do të brengosesha më shumë nëse largohen Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme Tebas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...