​Presidenti i La Ligas tallet me Neymar (Foto)

PUBLIKUAR

Javier Tebas ka thënë se do të shqetësohej më shumë për largimin e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit se sa Neymarit

Sulmuesi brazilian, Neymar mund të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona, për të kaluar në Francë të skuadra e PSG.

Kjo nuk e shqetëson shumë presidentin e La Ligas, Javier Tebas, i cili tha se Barcelona dhe La Liga janë më të mëdha se braziliani.

Ai tha se do të shqetësohej vetëm nëse do të largohesh Cristiano Ronaldo apo Leo Messi.

“La Liga dhe Barcelona janë më të mëdha se sa Neymar. Do të isha më shumë i shqetësuar nëse do të largoheshin Ronaldo ose Messi”, tha Tebas për Marca. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...