Retokceri: Falimentimi i bujqëve që po kultivojnë mjedrën si duket është i pashmangshëm

PUBLIKUAR

Kryetari LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri, ka thënë se alarmi për rrezikun nga dështimi dhe falimentimi i disa bujqëve kultivues dhe prodhues të mjedrës, tani veç duket se ka qenë i vërtetë. “Shteti i angazhuar pas numrave, Qeveria në detyrë, Pushteti komunal në fushatë për të mashtruar qytetarët edhe njëherë duke ua grabitë votën, kanë harruar apo fare nuk ju bie ndërmend se ka shumë bujq dhe agronom të cilët po falimentojnë”, ka shkruar ai. Çmimi i mjedrës në Kosovë është 0.80 deri 1€, përderisa në Evropë arrinë nga 8 deri 10€. Nevojat për këte produkt medicional është shumë e madhe, por sa vlen kjo kur monopolin e tregut në rajon e bartin tregtarët nga Serbia, shkruan Retkoceri.

“MTI, MZHE, MPJ, kanë mundësinë e bashkëpunimit me shtetet e Evropës perendimore dhe Britaninë e Madhe që absorbojnë sasi të pakufizuara të këtij artikulli që po kalbet në degët e brishta të fidaneve të mjedrës që shihen në fotot e bashkangjitura. Tani më do të jetë shumë vonë që të intervenohet nga komuna dhe nga Qeveria, ka mbetur vetëm një mundësi që të organizohen vet qytetarët, të ndihmojnë bujqit duke zbatuar parimin e solidaritetit, pse mos të ndihmojmë bujkun duke vjel vet mjedrën, ta paguajm një çmim të pranueshëm për bujkun dhe kështu ti shpëtojmë ata nga bankroti, dhe ti japim shancë shtetit që në vitin vijues të krijoj zgjidhje dhe favore për kultivuesit e mjedrës jo vetëm në Lipjan por në mbarë Kosovën”, thotë ai.

Pas një shkrimi në fb dhe në disa portale lokale të Lipjanit, janë paraqitur Shoqata të biznesit nga Evropa që janë të interesuara për të ndihmuar. Bekim Brestovci një bashkatdhetar i yni biznismen i njohur në perendim ka ide të shkelqyera për të ndihmuar bizneset e sidomos prodhuesit vendor, por kuptohet që këtij zotriu duhet krijuar kushtet e duhura për veprim, pohon Selatin Retkoceri.

“Respekt për diasporën që ju ka gjetë Kosovës në të gjitha kohërat e vështira, po shpresojmë se do të na gjenden edhe kësaj radhe, por duke u betuar ne se nuk do ti keqpërdorim si kanë bërë të tjerët deri sot”, ka përfunduar ai. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...