CR7, Messi e Neuer garojnë për Topin e Artë

PUBLIKUAR

CR7, Messi e Neuer garojnë për Topin e Artë

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Manuel Neuer janë tre futbollistët që konkurrojnë për çmimin prestigjioz FIFA Topi i Artë për vitin 2014.

Pritej që këta tre lojtarë të përbëjnë listën finale konkurruese për çmimin më të madh individual që ndahet ne futboll.

Ronaldo shkëlqeu me Real Madridin duke fituar ‘La Deciman’ dhe Kupën e Mbretit.

Messi dështoi të fitonte trofe me Barcelonën, megjithatë i ndihmoi Argjentinës të luante në finale të Kampionatit Botëror.

Neuer ishte nga meritorët që gjermania e fitoi Kupën e Botës, po ashtu me Bayern Munichun triumfoi në Bundesliga dhe DFB Pokal.

Kujtojmë se Lionel Messi është katër herë fitues i këtij trofeu, ndërsa Ronaldo dy herë, kurse portieri gjerman, për herë të parë është pretendent për këtë trofe.

Fituesi i FIFA Topi i Artë do të shpallet më 12 janar. /Telegrafi/

Kush mendoni se duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit?

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...