Lamtumirë Torino, Ajeti gjen skuadrën e re (Foto)

PUBLIKUAR

Arlind Ajeti tashmë mund të konsiderohet lojtari i skuadrës së Crotones

Sipas mediave italiane, Arlind Ajeti tashmë mund të konsiderohet lojtari i ri i skuadrës së Crotones, e cila në sezonin e ri do të garoj në Serie A.

Pasditen e djeshme është mësuar se drejtuesit e Torinos dhe Crotones kanë arritur akordin përfundimtar në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se është rënë dakord për gjithçka dhe se shifra e transferimit të Ajetit nga Torino në Crotone do të jetë 600 mijë euro.

Ajeti u transferua sezonin e kaluar në Torino, si lojtar i lirë, por nuk arriti që të zë vend në formacionin e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...